INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shtatë muaj pas ekzekutimit ekstradohet nga Danimarka autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit së Bujtinave

Shtatë muaj pas ekzekutimit ekstradohet nga Danimarka autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit së Bujtinave

Publikuar më: 08:19 13-09-2019

Shtatë muaj pas vrasjes së pronarit të Bujtinave në Shkodër Ferdinand Polia, Interpo Tirana ka ekstraduar nga Danimarka autorin e dyshuar të ekzekutimit. Bëhet fjalë për 27-vjeçarin Kristjan Sulaj alias Kristjan Martini, i cili pas krimit u arratis përmes Murriqanit drejt Malit të Zi.

"27-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, më datë 27.03.2019, ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprën penale "Vrasja me dashje, në bashkëpunim", thuhet në njoftimin e policisë.

Kristjan Sulaj është autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur më datë 20.03.2019, ku në vendin e quajtur kryqëzimi i fshatit Grudë, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, është vrarë me armë zjarri në automjetin e tij shtetasi Nard Polia. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Kopenhagen, u bë i mundur arrestimi i tij në Danimarkë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

Article Logic
Execution time: 0.0022189617156982