INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shqipëria pa kufi për taksën e TVSH. A do jetë e dëmshme?[VIDEO]

Publikuar më: 14:46 09-10-2017

Taksa e TVSH në vendi tonë sipas Ministrisë së Financave do të aplikohet nga çdo biznes edhe nëse ky i fundit ka xhirro zero. Në fakt veç dy shteteve të gjitha vend e tjera Europian ka një kufi se kur një biznes duhet të nisë të paguajë taksën e TVSH. Nga shtetet e BE-së, vetëm Spanja dhe Holanda nuk kanë kufi të regjistrimit në TVSH. Ndaj dhe vendi ynë me sa duket do të bëhet i treti. Po aktualisht deri sa të merret vendimi përfundimtar me ligj, kemi një kufi të përcaktuar. Një biznes në Shqipëri përfshihet në pagesën e TVSH kur realizon një xhiro vjetore mbi 5 milionë lekësh ose 36 mijë eurosh në vit. Edhe të dhënat e Komisionit Europian tregojnë se, mesatarja e xhiros vjetore për aplikimin e TVSH-së në vendet e BE është 25- 35 mijë euro. Edhe në Rajon ka një nivel të ngjashëm qarkullimi vjetor që tatohet me TVSH. 

Arsyet kryesore se pse qeveritë vendosin kufij për pagimin e TVSH-së lidhen me nxitjen e biznesit të vogël, për rëndësinë që ka për gjenerimin e punësimit, duke qenë se biznesi i vogël në ditët e sotme po krijon pjesën më të madhe të vendeve të punës në botë. Edhe Shqipëri, sipas të dhënave të INSTAT, mikrondërmarrjet me 1 deri në 9 punonjës krijojnë 42% të vendeve të punës.
Argumenti i dytë lidhet me vështirësitë në kontrollin dhe kontabilizimin e pjesës së fundit të zinxhirit të shitjeve, pasi mikrobizneset bien pre më lehtë e abuzimit dhe korrupsionit.

Article Logic
Execution time: 0.0042331218719482