INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Miliona lekë drogë brenda në det...

Miliona lekë drogë brenda në det...

Publikuar më: 14:48 09-10-2017

Transporti i drogës me gomone drejt brigjeve italiane është një praktike e hershme e grupeve kriminale. Edhe një ditë më parë një gomone që transportonte lëndë narkotike është pikasur nga uniformat blu. Sipas të dhënave të policisë, një gomone e cila po transportonte drogë nga Shqipëria është sekuestruar mbrëmjen e djeshme. Policia e Shtetit thotë se skafistët kanë hedhur lëndën narkotike në det dhe më pas janë larguar.
Njoftimi i Policisë:
“Mbrëmjen e djeshme, pas një ndjekje të gjatë disa orë në det, që nisi nga Policia Kufitare e Vlorës, Delta Forcë, Policia Kufitare e Durrësit si dhe të ndihmuar nga Roja Bregdetare, Guardia di Finanza në Vlorë u sekuestrua një gomone me 2 motorë të fuqishëm nga 300 kuaj fuqi.
Ndjekja ka nisur në ujërat territoriale shqiptare, dhe falë bashkëpunimit në kohë reale me Policinë italiane nëpërmjet zyrës ndërlidhëse të Policisë së Shtetit në Bari, mjeti u gjurmua nga Guardia di Finanza e Barit me një avion dhe një helikopter, si dhe helikopteri i FRONTEX”, sqaron policia. Skafistët duke e pasur të pamundur të vijonin rrugën drejt Italisë, falë ndjekjes nga 3 njësitë policore në të dy vendet, 3 skafistët janë kthyer sërish drejt Shqipërisë. Pasi kane përfituar nga deti i trazuar trafikantet kanë hedhur lëndën narkotike ne det dhe me shpejtësi kane dale ne breg në një zonë të vështirë dhe janë larguar”.
Forcat policore që ishin në ndjekje po vijojnë krehjen e zonës për kapjen dhe arrestimin e tyre. Vijojnë operacionet e kërkimit të lëndës narkotike të hedhur në det nga trafikantët. Ndërkohë në këtë operacion janë angazhuar forcat e Policisë së Shtetit, Rojës Bregdetare dhe Guardia di Finanzas.

Article Logic
Execution time: 0.0039048194885254