INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rikthehen gomonet shqiptare drejt Italisë

Rikthehen gomonet shqiptare drejt Italisë

Publikuar më: 10:50 30-06-2016

170 kilogramë hashash është kapur rreth 20 milje nga brigjet e Brindizit, e cila transportohej drejt brigjeve italiane me gomone. Mjeti lundrues është diktuar nga një helikopter gjerman i angazhuar në operacionet e Bashkimit Europian, gjatë një misioni patrullimi në Adriatik.
Sipas karabinierëve italianë, lënda narkotike që transportohej e paketuar në thasë të mëdhenj plastik në bordin e një gomone, ishte nisur nga Shqipëria drejt brigjeve të Italisë.
Mësohet se sapo është dhënë informacioni për mjetin lundrues, rojet bregdetare italiane të qytetit të Barit e të Tarantos si dhe Policia Financiare që janë vënë në ndjekje te gomones. Ndërkohë skafistët sapo kanë nuhatur praninë e Policisë italiane kanë braktisur lëndën narkotike në mes të detit duke u kthyer drejt brigjeve shqiptare.
Policia financiare italiane ka sekuestruar në det 170 kg marijuanë të hedhur nga skafistët ndërsa ka lajmëuar autoritetet shqiptare për gomonen me skafistë që kanë lundruar drejt brigjeve shqiptare.

Article Logic
Execution time: 0.0029721260070801