INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërthen Basha: “O kukulla pa integritet, erdhën në Kuvend përdore me krimin”

Shpërthen Basha: “O kukulla pa integritet, erdhën në Kuvend përdore me krimin”

Publikuar më: 08:10 13-10-2017

Pas fjalimit prej 45 minutësh të Edi Ramës në foltoren e Kuvendit ka mbajtur fjalën e tij lideri i opozitës Lulzim Basha. Kreu i selisë blu shpërtheu në akuza në drejtim të kryeministrit dhe deputetëve si të lidhur kokë e këmbë me krimin në vend.
Lulzim Basha:
“Ky që për të fshehur lepurin në bark, atij që i thotë vetes kryeministër dhe deputetët e tij që qeshin nga zori, për çfarë qeshnit? Për ata që u vranë në Lushnje para dy ditësh? apo për atë plakun që u plagos nga breshëria, apo për atë që u plagos nga tritoli në Vlorë?
O kukulla pa integritet gjysma prej jush keni ardhur këtu se ju ka marrë për dore krimi, ju ka caktuar krimi. Ky këtu vjen e sulmon një orë opozitën dhe nuk thotë një fjalë për krimin, se është njësh me ata, e s’ka nevojë të tregoj foto i kemi pasur këtu e i kemi akoma këtu e dinë gjithë shqiptarët, për të dënuarit me drogë, prostitucion për vrasje që Rama i bëri deputet dhe i solli në këtë sallë. E harruat Elvisin, e harruat Griseldën?

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.00383710861206
    array(1) { ["section"]=> string(80) "shperthen-basha-o-kukulla-pa-integritet-erdhen-ne-kuvend-perdore-me-krimin-38844" }