INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shenjat që tregojnë se ai nuk është i mirë në shtrat

Shenjat që tregojnë se ai nuk është i mirë në shtrat

Publikuar më: 20:27 27-07-2017

Të gjithë mund të kthehemi mbrapsht dhe të analizojmë gjërat që kemi bërë dhe përjetuar.

Për këtë arsye, është e lehtë të gjejmë shenja paralajmëruese për të dalluar pa e provuar sa i mirë është ai në shtrat.

Ai s’di të puthë
Nuk mund të bësh seks të mirë me dikë që s’puth mirë. Nëse buzët tuaja nuk përputhen, nëse ai përdor shumë gjuhë, pak gjuhë ose kafshon tepër, shanset që tentativat tuaja në shtrat të dështojnë, janë të larta.

Ai është tapë
Nëse ai është tapë, kijeni parasysh që z. Penis do të jetë i flashkët, i lagësht dhe aspak i dobishëm. Nëse s’është kështu, do të jetë nga ata që thjesht nuk arrin dot orgazmën me çfarëdo që të bësh.

S’ka ritëm
Nëse rastis të kërceni bashkë dhe kuptoni që ai thjesht nuk ka ritëm, nuk di të kërcejë dhe nuk di të drejtojë apo të drejtohet, kini kujdes. Jo çdo kërcimtar i keq, është i tmerrshëm në shtrat. Zakonisht, po s’pati ritëm, s’do të jetë i aftë të të drejtojë apo të të kënaqë.

Nuk ka prezervativë me vete
Nëse ai nuk mban prezervativë me vete do të thotë se ka kohë pa shkuar me dikë. Kjo do të thotë se është ndryshkur dhe se ju nuk do t’ja kaloni aspak mirë.

Ai të ndërpret gjithmonë
Kur ai të ndërpret vazhdimisht, s’të lë të përfundosh një fjali dhe nuk të dëgjon kurrë, është e sigurt që çfarëdo që të bëni në shtrat nuk do të jetë qejf. Pse? Sepse ai s’do t’ja dijë për ty, për interesat, dëshirat apo kërkesat e tua.

Ai flet shumë për të ëmën
Një vijë e hollë e ndan një burrë që e respekton mamanë e tij dhe një burrë që nuk e qep kurrë për mamushen dhe i mban foton në komodinë. Nëse njihni një nga këta tipat e fundit, dhe dini më shumë për mamanë e tij sesa për vetë atë, thjesht mos u mundoni të zhvisheni fare.

Ai thotë se nuk masturbohet kurrë
S’ka rëndësi nëse po gënjen ose jo. Të dyja të çojnë tek i njëjti përfundim: koha që do të kaloni bashkë në shtrat do të jetë e çudishme dhe aspak e frytshme. Le që, pse po jua thotë këtë në radhë të parë?

Ai vjen erë
Qoftë erë trupi, goje, rrobash, një burrë i zhveshur që vjen erë është shumë herë më i neveritshëm sesa një burrë i veshur që vjen erë.

Article Logic
Execution time: 0.0040881633758545