INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kjo është dieta e Hollywood-it që jep rezultate të menjëhershme

Kjo është dieta e Hollywood-it që jep rezultate të menjëhershme

Publikuar më: 22:42 27-07-2017

Të gjithë i duan dietat e shpejta dhe që japin menjëherë rezultate.

E tillë është edhe dieta që ne do t’ju tregojmë më poshtë. Ajo është shumë e preferuar nga personazhet e Hollyëood­it dhe bën pjesë tek ato dieta të shpejta dhe efikase. Duket si çmenduri, por provat kanë treguar se funksionon shumë mirë. Ideja e saj është të hash normalisht për 8 orë dhe më pas të heqësh dorë nga ushqimi për 16 orë të tjera. Modelja Miranda Kerr dhe aktorja Nicole Kidman janë fanse të kësaj diete, pasi ato besojnë se ajo rrit energjinë në trup dhe ju ndihmon të humbisni peshë shpejt.

Ideja e kësaj dieta bazohet në tre rregulla kryesore:

– Duhet të hiqni dorë nga një vakt në ditë; – Të shmangni vaktet gjatë natës; – Të hani dhe të pini normalisht gjatë periudhës 8 orëshe. “Nuk ka rëndësi se çfarë vakti anashkaloni, mëngjesin, drekën apo darkën. Mjafton të jetë një prej tyre”, shpjegon Dr. Joseph Marcela. Ai tregon se është shumë e rëndësishme që të hani herët në mëngjes dhe kështu stomaku juaj nuk do të jetë bosh, shkruan Shije. Sipas ekspertit të shëndetit, mjafton që ta përsërisni këtë dietë 2 ditë në javë dhe do të shihni menjëherë rezultate.

Article Logic
Execution time: 0.004673957824707