INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Saimir Tahiri mbi 7 orë ka mbrojtur veten në Gjykatë me fakte të reja! Gjyqi shtyhet

Saimir Tahiri mbi 7 orë ka mbrojtur veten në Gjykatë me fakte të reja! Gjyqi shtyhet

Publikuar më: 16:36 10-09-2019

Një seancë maratonë është mbajtur tek Krimet e Rënda për çështje e ish ministrit Saimir Tahiri. Sot pritej të përfundonte gjyqi dhe Prokuroria kishte kërkuar 12 vite burg. Po mësohet se Tahir dorëzoi prova të reja. 

Vetë ai tha se të gjitha akuzat për të janë gënjeshtra dhe sot u provuan me provat që nuk i kundërshton njeri. Ai ka sqaruar, se këta policë e kanë denoncuar Mojsi Habilajn në polici, po ata e kanë nisur procedimin për të cilin akuzohet dhe ai e kjo sipas tij nuk është e drejtë. Në fund Saimir Tahir dha mesazhin se: “Nuk do më lënë fuqitë derisa t'i shkoj deri në fund drejtësisë!”

I pyetur nga gazetarja Klodiana Lala nëse beson se Saimir Tahiri do të jetë sërish në majë, ish-ministri tha se në majat e poltikës janë sot edhe persona të akuzuar për vrasje njerëzish dhe vjedhje stratosferike.

“Praktika ka treguar që sot i ke në majat e politikës ata që kanë pasur akuza në lëkurën e tyre edhe për vrasje njerëzish dhe vjedhje stratosferike nga xhepat e njerëzve dhe sot janë prap në majat e politikës. Unë nuk po mendoj për këto unë po mendoj për drejtësinë time”, tha Tahiri.

Seanca e radhës do të zhvillohet më 19 shtator, ora 09:00.

Article Logic
Execution time: 0.0040900707244873