INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sa vite burg do kërkohet për Samir Tahirin? Sot mësohet

Sa vite burg do kërkohet për Samir Tahirin? Sot mësohet

Publikuar më: 10:00 10-09-2019

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ndodhet Gjykatën e Krimeve të Rënda ku po zhvillohet seanca e radhës dhe ku Prokuroria pritet të japë pretencën. Sot do të mësohet se sa vite burg do të kërkojë organi i akuzës për ish-ministrin e Brendshëm.

Ai së bashku me Jaeld Celën, ish-drejtor i Policisë së Vlorës, Sokol Boden, ish-oficer policie dhe Gjergj Kohilën ish-oficer policie, akuzohen për “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.

Deri më tani janë zhvilluar disa seanca, disa prej të cilave janë shqyrë me arsyetime të ndryshme. Këtë të martë do mësohet nëse do të ketë një vendim final mbi akuzat e rënda mbi ish-ministrin.

 

Article Logic
Execution time: 0.0032598972320557