INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
S’i ndahet zemra! Bebe Rexha “e fiksuar” me reperin shqiptar, “ndez” atmosferën me këngën e tij [VIDEO]

S’i ndahet zemra! Bebe Rexha “e fiksuar” me reperin shqiptar, “ndez” atmosferën me këngën e tij [VIDEO]

Publikuar më: 18:19 30-03-2018

Është shumë e famshme në botë, por me shumë krenari nuk i harron traditat shqiptare.

Mikesha e saj më e mirë e Bebe Rexhës ka festuar ditëlindjen dhe këngëtarja shqiptare është siguruar që t’i dhurojë një ditëlindje sa më të bukur. Ata kanë festuar brenda në ambientet e një shtëpie ku kanë ngrënë dhe kanë konsumuar disa gota e më pas kanë dalë jashtë në pishinë.

Pikërisht këtu festa u bë me interesante pasi të gjithë djemtë dhe vajzat që ndodheshin në festë u angazhuan për të mësuar vallen me dy hapa nën ritmet e këngës së famshme të Capital T, “Hatixhe”. Këngëtarja e famshme, e cila po korr mjaft sukses në tregun muzikor ndërkombëtar, ka postuar dy video në historinë e “Instagram”-it ku tregon për këtë moment kaq të bukur që na ka bërë të gjithëve krenarë për të, ndërkohë që ajo mban ritmin, i vëllai udhëheq vallen.

Por me këto video, Bebe na tregoi se ka një simpati profesionale për Capital T pasi nuk është hera e parë që publikon këngët e reperit shqiptar në Instagram, sepse më parë na ka treguar se stërvitet në ritmet e “Hitman”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034358501434326