INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ryan Reynolds nderohet me yll në Bulevardin e Famës, por ylli i shfaqjes është vajza e tij dy vjeçare! [FOTO/VIDEO]

Ryan Reynolds nderohet me yll në Bulevardin e Famës, por ylli i shfaqjes është vajza e tij dy vjeçare! [FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 14:59 16-12-2016

Ryan Reynolds mund të jetë një nga aktorët më të famshëm në botë, por ishte vajza e tij 2 vjeçare James ajo që e vodhi shfaqjen në ditën e djeshme.

Aktori 40 vjeçar ishte i pranishëm bashkë me familjen në ceremoninë e nderimit me një yll në Hollyood Walk of Fame. Gruaja e tij Blake Lively ishte aty për ta mbështetur së bashku me dy vajzat, dy vjeçaren James dhe vogëlushen tjetër dy muajshe. Ishte pikërisht bukurojshja James ajo që u kthye në yllin e vërtetë të ditës, pasi mori një mikrofon dhe thjesht nuk donte ta lëshonte. Ajo dukej e gëzuar me të në dorë, duke treguar ndoshta të njëjtin pasion për skenën dhe qendrën e vëmendjes si dy prindërit e saj. Fundja, dardha nën dardhë bie. 

rya1.jpg

rya2.jpg

rya3.jpg

rya4.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038530826568604