INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Raporti i FMN: Borxhi grek, një krizë serioze që rrezikon të ardhmen e Eurozonës!

Raporti i FMN: Borxhi grek, një krizë serioze që rrezikon të ardhmen e Eurozonës!

Publikuar më: 12:07 08-02-2017

Borxhet greke janë një rrugë e minuar e cila mund të çojë Eurozonën në krizë edhe nëse implementon reformat ekonomike që ka premtuar.

Pavarësisht viteve me reduktim të defiçitit buxhetor, ekonomia e këtij vendi nuk po rritet e shpejtësinë e nevojshme dhe borxhet e tij të mëdha kërcënojnë Eurozonën me destabilizim të mëtejshëm në të ardhmen. Raporti i FMN tregon se borxhi grek është në masën 180% të GDP së vendit dhe si i tillë, i papërballueshëm. Ata pretendojnë se do të bjerë ngadalë deri në vitin 2030 dhe më pas do të rritet në shifrën masive prej 275% deri në vitin 2060. Parashikimi i bërë nga FMN ka nxitur një luftë të vërtetë fjalësh mes saj dhe partnerëve të Eurozonës, të cilët këmbëngulin se raporti është pesimist në mënyrë befasuese. Sipas tyre, Greqia po ia del më mirë se sa u prit.

Article Logic
Execution time: 0.0038471221923828