INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
FMN: Strategjia për uljen e kredive të këqija jo efektive

FMN: Strategjia për uljen e kredive të këqija jo efektive

Publikuar më: 15:02 13-11-2017

Në Shqipëri zbatimi i strategjisë për uljen e kredive të këqija mbart shumë rrezik, pasi asetet që iu bllokohen borxhlinjve nuk shiten. Në këtë konkluzion ka arritur FMN, e cila thotë se nuk është zgjidhje vetëm fshirja nga bankat e kredive të këqija, të cilat një vit më parë arritën rreth 6% të totalit të kredive në Shqipëri. Po pavarësisht se u ul niveli i kredive me probleme, proceset e ngadalta të zbatimit të vendimeve të gjykatave dhe kthimi i ulët nga kolaterali mbeten probleme me ndikim negativ.  Duke qënë një treg i vogël, Shqipëria nuk është shumë atraktive për kompanitë e mëdha që merren me menaxhimin e aseteve.

Article Logic
Execution time: 0.0039560794830322