INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse mosha 17-vjeçare konsiderohet si më e vështira? 4 Arsyet, sipas ekspertëve!

Pse mosha 17-vjeçare konsiderohet si më e vështira? 4 Arsyet, sipas ekspertëve!

Publikuar më: 14:46 04-11-2016
Mosha 17-vjeçare sipas ekspertëve është më e vështira.
Intv.al, në këtë artikull do ju rendisë disa arsye pse kjo moshë konsiderohet më e vështira për  t’u kaluar. Janë 4 arsye që e vërtetojnë:
 
1. Nuk ndiheni rehat me lëkurën tuaj
Në këtë moshë lëkura juaj pëson ndryshime, prandaj në shumicën e kohës jeni duke u kujdesur për të. Kjo gjë nuk ju lë të qetë. Prandaj  në moshën 17-vjeçare, filloni ta ndjeni lëkurën tuaj jo mirë, pra me probleme.
 
2. Kur vendosni të shprehni ndjenjat tuaja, më pas pendoheni
Intv.al thotë se të gjithë në këtë moshë keni patur një moment që keni dashur të tregoni ndonjë sekret për veten tuaj dhe jeni penduar më pas. Kjo gjë tregon se nuk jeni të sigurt për veprimet tuaja dhe dyshimi është pjesë e jetës suaj.
 
3. Jetoni në hijen e familjarëve tuaj perfekt
Ju që keni një motër ose vëlla më të madh, në këtë moshë ndihet më shumë presioni  për të ndjekur shembullin e mirë të motrës, ose vëllait tuaj më të madh. Kjo gjë nuk ndikon mirë në karakterin tuaj, pasi  nuk keni mundësinë për shprehur më shumë veten tuaj, si jeni në të vërtet.
 
4. Nuk shoqëroheni me moshatarët tuaj
Në këtë moshë ndiheni më të mëdhenj sesa mosha juaj e vërtet. Sipas Intv.al. filloni të frekunetoheni më shumë me njerëz më të mëdhenj se ju në moshë. Në moshën 17-vjeçare  ndiheni sikur po rriteni para kohë dhe kjo nuk është gjë e mirë, pasi çdo gjë ka kohën e saj.
 
Burimi: Elite Daily
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0041170120239258