INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Diferenca ideale e moshës në një çift

Diferenca ideale e moshës në një çift

Publikuar më: 14:26 07-09-2016
Disa thonë, se mosha në dashuri nuk ka fare rëndësi.
Rëndësi ka dashuria dhe dëshira që kanë njerëzit për të qëndruar së bashku. Por sipas një studimi të kryer nga Universiteti Emory në Atlanta, ekziston një diferencë ideale, për një lidhje më të gjatë. Në këtë studim, kanë marrë pjesë 3,000 njerëz dhe ka zbuluar se ata me diferencën më të madhe në moshë kishin pasur rrezik më të madh për ndarje. Çiftet me dallim moshe deri në pesë vjet kanë 18% më shumë mundësi të ndahen, sesa çiftet të moshës së njëjtë. Ndërsa  çiftet me diferencë deri në 10 vjet kanë 39%  mundësi për t’u ndarë.
Në fund, ishin çiftet me 20 vjet diferencë nuk kanë lajme të mira, pasi mundësia për t’u ndarë është 95%.
Diferenca ideale për një çift është 1 vit, pasi mundësitë e divorcit janë 3%.
 
Article Logic
Execution time: 0.0038659572601318