INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse i duhen Serbisë raketat ruse?

Pse i duhen Serbisë raketat ruse?

Publikuar më: 11:13 10-05-2018

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç thotë se homologi i tij Vladimir Putin e njeh shkëlqyeshëm armatimin rus.
Ai ka treguar se në momentin kur pranë tij kaluan sistemet raketore "pancir" dhe "uragan", Putin i pëshpëriti se ato janë armët e vërteta që i duhen Serbisë dhe se janë dëshmuar të shkëlqyeshme që në Siri.
“Ai disa herë, duke u përkulur në veshë më tha se këto armë i duhen Serbisë”, citon Novosti të ketë thënë Vuçiç.
Kryetari serb ka shtuar se ato armë janë të shtrenjta për Serbinë.
Presidenti rus, Vladimir Putin ka prezantuar në maras në këtij viti armët e reja të vendit të tij,për të cilat ka thënë se asnjë sistem i mbrojtjes raketore, nuk mund t’i ndalë.

 raketat_ruse.jpg
Article Logic
Execution time: 0.0035049915313721