INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

SHBA hynë në “luftë” vetë në Siri, hedh 59 raketa [VIDEO]

Publikuar më: 09:07 07-04-2017

Presidenti Donald Trump ka nisur sulmin e parë të drejtpërdrejtë kundër Sirisë. Nga luftanijet në Mesdhe, Pentagoni ka lëshuar 59 raketa “Tomahawk” mbi objekte të qeverisë siriane, si kundërpërgjigje ndaj sulmit me armë kimike në Siri, për të cilin Uashingtoni fajësoi Bashar al Asadin.

Në një fjalim, Trump tha se Asadi u mori jetën njerëzve të pashpresë. Objektivi kryesor i bombardimeve amerikane është një bazë ajrore në Homs.
Rusia e ka dënuar këtë goditje duke thënë se është agresion dhe do të dëmtojë marrdhëniet e Moskës me Uashingtonin. Ka raportime për civilë të vrarë, por ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht dëmet.

Kjo është goditja e parë e drejtpërdrejtë që SHBA ndërmarrin kundër qeverisë së Asadit që nga fillimi i luftës civile në Siri, gjashtë vjet më parë.

Article Logic
Execution time: 0.0039911270141602