INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Godet murin e avllisë, humb jetën 35 vjeçari

Godet murin e avllisë, humb jetën 35 vjeçari

Publikuar më: 09:23 07-04-2017

Një 35 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Libofshë të Fierit.
Policia bën me dije se “rreth orës 04:25, shtetasi E.Dh, banues në fshatin Agim, duke drejtuar mjetin me targë BR 3304 B, ka dalë nga rruga dhe ka goditur murin rrethues të banesës së shtetasit A.Dh”.
Si pasojë e aksidentit drejtuesi i mjetit mbeti i plagosur rëndë. Ai u transportua me ambulancë në spitalin e Fierit por sapo ka mbërritur në spital, shtetasi E.Dh ka ndërruar jetë. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.

Article Logic
Execution time: 0.0035030841827393