INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta, studentët kërkojnë largimin e Dhori Kules

Protesta, studentët kërkojnë largimin e Dhori Kules

Publikuar më: 19:41 15-12-2018

Moti me shi nuk i ka penguar studentët që të vijojnë më protestën e tyre.

Të vendosur para kryeministrisë, studentët kanë kërkuar dorëheqjen e dekanit Dhori Kule.Mësohet se studentët e Ekonomikut kishin kërkuar takim me Kulen, por ky i fundit nuk ka shkuar.

Ai kishte propozuar që studentët të ngrinin një përfaqësi prej 20 vetash dhe do t’i priste ata në takim pasditen e sotme për t’i dëgjuar lidhur me kërkesat.

Por studentët kanë refuzuar dhe mësohet se në takim, në ambientet e Fakultetit Ekonomik kanë qenë një numër i konsiderueshëm.

Nisur nga prezenca masive e studentëve, dekani Dhori Kule nuk ka shkuar në takim. Ky veprim i tij ka sjellë reagimin e studentëve të cilët i kanë kërkuar dorëheqjen.

Article Logic
Execution time: 0.0036759376525879