INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Ligji i skllevërve”, përse protestojnë hungarezët

“Ligji i skllevërve”, përse protestojnë hungarezët

Publikuar më: 17:03 14-12-2018

Rreth 2000 qytetarë hungarezë u mblodhën para ndërtesës së parlamentit për të shprehur pakënaqësinë e tyre për legjislacionin e ri.

Disa demonstrues u gjunjëzuan, një gjest simbolik ky për të treguar se ata po i kthejnë në skllevër ndërsa policia ka përdorur gazlotsjellës. Ligji parasheh rritjen e numrit të orëve shtesë jashtë orarit të punës, nga 250 sa janë aktualisht orët shtesë mund të arrijnë deri në 400.

Përveç kësaj, punëdhënësit mund të kërkojnë deri në tre vjet kohë që të kompensojnë punëtorët .

Deri tani ka pasur një afat prej një viti.

Sindikatat kanë shprehur frikën se punonjësit mund të shfrytëzohen për të punuar jashtë orarit dhe pa pagesë.

Article Logic
Execution time: 0.0036959648132324