INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta e studentëve vijon, çfarë ndodh para Kryeministrisë...[VIDEO]

Protesta e studentëve vijon, çfarë ndodh para Kryeministrisë...[VIDEO]

Publikuar më: 16:35 15-12-2018

Ka vijuar për të 11 ditë me rradhë protesta e studentëve të cilët tashmë janë spostuar para Kryeministrisë. Ndërsa disa prej tyre kanë zgjedhur të kalojnë edhe natën duke protestuar.

Ndonëse në një numër më të pakët studentët protestues shprehen se janë të palëkundur në kërkesat e tyre dhe se nuk do të ketë dialog me Kryeministrin.
Ata shprehen që të bashkohen të gjithë me protestën e tyre duke e shndërruar në një protestë kombëtare.

Këtë të shtunë studentëve u janë bashkuar jo vetëm prindër por edhe banorët e Unazës, të cilët shprehen se janë aty për të mbështetur fëmijët e tyre.Ndryshe nga disa ditë më parë, kur studentë të mbledhur para Ministrisë së Arsimit refuzuan banorët e kësaj zone të kryeqytetit, që protestojnë për një tjetër kauzë nga ajo e tyre, këtë herë grupi që proteston para Kryeministrisë i ka mirëpritur.

Të gjithë së bashku po protestojnë tashmë si për kërkesat e studentëve, edhe për prishjen e ndërtimeve të paligjshme të prekura nga projekti i “Unazës së madhe”.


Pas banorëve të zonës së 'Astirit', protestës së studentëve para godinës së kryeministrisë i janë bashkuar edhe protestuesit e çmimit të naftës.

Me pankarta "Ulni çmimin e naftës" në duar ata kanë ardhur në këmbë sheshi "Shqiponja" dhe i janë bashkuar studentëve.

Article Logic
Execution time: 0.0039517879486084