INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përlot Marina Vjollca me dedikimin për Aleksandër Lalon [FOTO]

Përlot Marina Vjollca me dedikimin për Aleksandër Lalon [FOTO]

Publikuar më: 21:56 26-11-2017

Siç u mësua pak ditë më parë, puntata e sotme e “C’est la vie” i dedikohet e gjitha Aleksandër Lalos. Spektakli u hap me një koreografi nën tingujt e një prej kompozimeve më të njohura të maestros. Më pas në skenë doli Marina e cila e nisi spektaklin me një dedikim prekës për Lalon.
"Është e vështirë ta mendosh që kjo mbrëmje do të zhvillohet...", nisi Marina, por e pushtuar nga emocionet për humbjen e mjeshtrit të madh, e la fjalinë përgjysmë, shkruan xing.al.E përlotur moderatorja vazhdoi: "Janë emocione shumë të forta, besoj ju i kuptoni..."
“Sonte e zhvillojmë këtë mbrëmje pa prezencën e të madhit Aleksandër Lalo, pa prezencën e një artisti që publiku shqiptar e ka dashur shumë. Sonte ai na mungon. I mungon të gjithë plejadës së shkëlqyer të kompozitorëve, i mungon ekranit, sidoqoftë ai
do të jetë prezent me muzikën e tij, me këngët e tij të bukura. Me krijimtarinë e shkëlqyer që na la, ne do ta kishim mjaft të thjeshtë për të realizuar jo një, por disa netë spektaklesh. Sonte është një natë homazh dhe është dedikuar e realizuar krejtësisht me muzikën e të madhit Aleksandër Lalo. Mirënjohëse përjetë për gjithë muzikën që ke lënë”, u shpreh Marina.

62695-640-0-5a1b171621d02.png

Article Logic
Execution time: 0.0033409595489502