INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Paska edhe përvjetor! Luana Vjollca po përgatit diçka speciale dhe më kuriozë se kaq s’mund të ishim! [VIDEO]

Paska edhe përvjetor! Luana Vjollca po përgatit diçka speciale dhe më kuriozë se kaq s’mund të ishim! [VIDEO]

Publikuar më: 20:10 08-06-2019

Luana Vjollca është një ndër moderatoret më të mira shqiptare dhe shumë e dashur për publikun. Kjo shihet fare qartë edhe në Instagramin e saj ku numëron miliona ndjekës me të cilët qëndron gjithmonë në kontakt dhe i mban të përditësuar me foto e video të ndryshme si nga përditshmëria ashtu edhe nga profesioni.

Padyshim që Luana na bëri të gjithëve kuriozë herën e parë, me postimin e saj ku shprehte se po nxirrte një këngë të re, por bashkëpunëtori i së cilës nuk dihej ende.

Më pas zbuluam se bashkëpunëtori i fshehte ishte këngëtari i mirënjohur Ramadan Krasniqi dhe dy artistët sollën këngën “Sonte” e cila ka rezultuar shumë e suksesshme. Mirëpo siç duket këngëtarja ka gati bashkëpunimin e rradhës dhe këtë herë do të jetë ajo e ftuara në këngë.

Por ditën e sotme ajo feston përvjetorin e këngës “Mi dhe flakë mallit tim” me Bujar Qamilin dhe na zbuloi një tjetër detaj për këngën e saj të re.

Ajo do të vijë sërish me një tjetër ‘remake’. Sapo dha këtë njoftim, komentet qenë të pafundme në postimin në fjalë dhe publiku kanë nisur që tani aludimet, por s’na mbetet gjë veçse të presim.

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.00667405128479
    array(1) { ["section"]=> string(111) "paska-edhe-pervjetor-luana-vjollca-po-pergatit-dicka-speciale-dhe-me-kurioze-se-kaq-s-mund-te-ishim-video-95807" }