INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Video e saj bëri xhiron e rrjetit, zbulohen prapaskenat dhe plani gjenial i tifozes seksi që ''i çmendi'' të gjithë [VIDEO]

Video e saj bëri xhiron e rrjetit, zbulohen prapaskenat dhe plani gjenial i tifozes seksi që ''i çmendi'' të gjithë [VIDEO]

Publikuar më: 20:32 08-06-2019

Kinsey Wolanski u bë protagoniste në finalen e Champions League, pasi pushtoi fushën e “Ëanda Metropolitano” në minutën e 17-të. Ajo arriti që të thyente sigurinë e stadiumit në një mënyrë të pabesueshme. Qëllimi i bukuroshes ishte që të reklamonte faqen e të dashurit të saj “Vitaly Uncensored”. Kinsey dhe i dashuri i saj kishin përgatitur çdo detaj me shumë kujdes dhe në një video të postuar tregojnë çdo gjë hap pas hapi.

Në profilin e saj ajo ka gati 3 milionë ndjekës, teksa kujtojmë se para se të hynte në fushë kishte më pak se 300 mijë. Kinsey Wolanski i ka zbuluar prapaskenat e veprimit të jashtëzakonshëm të saj në finalen e Champions dhe videon e ka publikuar në llogarinë e të dashurit të saj në YouTube, Vitaly Zdorovetskiy.

Ajo veshi një fustan të thjeshtë të zi mbi bikinit dhe fustani ishte bërë në atë mënyrë që të mund të hiqej për një sekond.

Article Logic
Execution time: 0.0034360885620117