INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pak javë më parë kritikoi Little Mix, sot ylli i Spice Girls del vetë lakuriq! [FOTO]

Pak javë më parë kritikoi Little Mix, sot ylli i Spice Girls del vetë lakuriq! [FOTO]

Publikuar më: 11:29 07-12-2016

Pak si shumë hipokrite?

Melanie C ia ka dalë të shkaktojë shumë sensacion dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe kur një ish yll i Spice Girls publikon një foto nudo. Por rasti i “Sporty Spice” është pak më i ndryshëm se kaq. Fillimisht duhet thënë që periudha e shfaqjeve të saj nudo ka kaluar me kohë dhe do ishte më mirë që këtë foto ta kishte mbajtur vetëm për vete. Megjithatë të gjithën këtë do ta konsideronim të falur dhe të harruar në rast se nuk do të tregohej, me ç’thanë dhe fansat e panumërt nëpër komente, hipokrite. Vetëm pak javë më parë Melanie kritikoi grupin e vajzave Little Mix për shfaqjet provokuese me arsyetimin se “nuk mund të nxjerrësh gjithçka jashtë në publik”. Dhe tani vjen kjo foto... Thjesht problem me kujtesën e shkurtër apo ndoshta dhe pak zili për kohën që nuk kthehet më pas?

melc.jpg

Por ajo nuk është as e para dhe as e fundit nga vajzat e Spice Girls që pozon në mënyrë të tillë. Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë Mel B bëri të njëjtën gjë.

melb.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039200782775879