INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Christina Milian nxjerr jashtë gjithçka, nga të pasmet deri tek thithkat! [FOTO]

Christina Milian nxjerr jashtë gjithçka, nga të pasmet deri tek thithkat! [FOTO]

Publikuar më: 11:01 07-12-2016

Christina Milian nuk shkëlqeu në tapetin e kuq, përvëloi duke i lënë të gjithë me gojë hapur për zgjedhjen e veshjes...në rast se mund ta konsiderojmë e veshur.

Bukuroshja 35 vjeçare iu bashkua listës së yjeve që tapetin e kuq e kanë shfrytëzuar si paradë hiresh, duke filluar nga emra si Madonna dhe Rita Ora e duke përfunduar me Bleonën. Këngëtarja amerikane nuk i ka lënë aspak vend imagjinatës ndërkohë që veshja e sipërme si rrjetë ngjyrë blu nuk mbulonte, thjesht dekoronte atë që dukej qartësisht më poshtë. Format e saj trupore kanë dalë të gjitha në pah, por ndërkohë që mbathjet në formë tangash kanë ruajtur sadopak pjesët “delikate” të Milian, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për ato sipër. Gjoksi është tërësisht i dukshëm, madje edhe thithkat mund të dallohen lehtësisht, edhe pse janë mbuluar nga ngjitëse të vogla. Por fundja, ky ishte qëllimi apo jo? E respektojmë zgjedhjen e saj...shumë!

christina1.jpg

christina2.jpg

christina3.jpg

Article Logic
Execution time: 0.001971960067749