INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ka ndodhur mes futbollistit të Arsenal dhe ishit të Zayn Malik? [FOTO]

Çfarë ka ndodhur mes futbollistit të Arsenal dhe ishit të Zayn Malik? [FOTO]

Publikuar më: 17:56 27-01-2017

Vetëm pak ditë më parë këngëtarja e Little Mix postoi foton e yllit të futbollit anglez bashkë me një dedikim të ëmbël.

Dhe tani e fshiu! Kjo ishte fotoja e vetme që kishte lënë të nënkuptonte se mes Perrie Edwards dhe Alex Oxlade-Chamberlain kishte lindur një marrëdhënie që dukej më shumë se një flirt i thjeshtë. Por veprimi i fundit i artistes britanike lë të nënkuptohet se gjërat mes dyshes nuk shkojnë mirë, madje se mund të kenë përfunduar edhe më shpejt se sa filluan. Ndoshta thjesht nuk donin që të spikasnin në sy të publikut, por në këtë rast Perrie vështirë se do të pristë disa ditë para se të fshinte provat. Për më tepër pasi gjithçka vjen pas një zënke që Perrie dhe Alex patën në një klub nate gjatë fundjavës, siç tregohet në foton e mëposhtme. Ndoshta lidhja nuk arriti t’i mbijetonte dot kësaj zënke, ose thjesht Perrie po ushtron presion. Mbetet për t’u zbuluar në ditët në vazhdim.

alexoxla.jpg

alexoxla2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039091110229492