INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk u shpallët fitues i lotarisë amerikane? U trishtuat? Ne ju tregojmë një rrugë tjetër që ju çon në SHBA

Nuk u shpallët fitues i lotarisë amerikane? U trishtuat? Ne ju tregojmë një rrugë tjetër që ju çon në SHBA

Publikuar më: 09:50 16-05-2019

Nuk fituat lotarinë? Mos u mërzisni ka shpresa gjithmonë!

Ambasada amerikane në Tiranë ka shpëndarë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë të interesuarit për vizë pune në SHBA.

Përmes një postimi në faqen zyrtare bën me dije se qytetarët nuk duhet të bien pre e këshillave të gabuara apo çmimeve të larta nga çdo burim. Më pas jep dhe mënyrën se si mund të shkoni në Amerikë në rrugë ligjore.

Njoftimi i plotë:

"Jeni në kërkim të punësimit nëpërmjet vizës EB-3 të imigrimit me bazë punësimi në Shtetet e Bashkuara? Ne ju këshillojmë që të përzgjidhni me shumë kujdes këshilluesin tuaj. Mos bini pre e këshillave të gabuara apo çmimeve të larta nga çdo burim. Gjithnjë kërkoni informacion zyrtar në www.uscis.gov

Ju duhet të keni aftësitë e kërkuara për vendin e punës, punëdhënësi duhet të dërgojë formularët e kërkuar në Departamentin e Punës dhe USCIS, dhe vetëm më pas NVC do të caktojë takimin tuaj në Sektorin Konsullor."

Article Logic
Execution time: 0.0017058849334717