INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një dasëm madhështore! Futbollisti i kombëtares shqiptare i jep fund beqarisë. Zbulohen detajet e dasmës [VIDEO]

Një dasëm madhështore! Futbollisti i kombëtares shqiptare i jep fund beqarisë. Zbulohen detajet e dasmës [VIDEO]

Publikuar më: 10:23 23-06-2019

Dasmat VIP nuk kanë të mbaruar këtë verë, një tjetër futbollist i ka dhënë fund beqarisë ditën e djeshme.

E kemi fjalën për futbollistin e njohur Elseid Hysaj i cili luan aktualisht me skuadrën italiane Napoli në Serinë A dhe me kombëtaren shqiptare.

Futbollisti shqiptar ka lidhur kurorë me partneren Fiorenza Lekstakaj, në një ceremoni të veçantë të organizuar në kalanë e Rozafës në Shkodër.

Mbi 500 të ftuar e kanë mbushur kalanë e Shkodres e cila ishte transformuar në një vend magjik me drita të shumëllojshme duke i dhënë një pamje fantastike dasmës.

1-8-1.jpg

Shumë personazhe të famshëm kanë qenë të ftuar në dasmën e futbollistit ku na treguan pamjet e dasmës me anë të postimeve që ata bënin në rrjetet e tyre sociale.

Elseidi ishte bërë tejet elegant në pamjet e publikuara nga Ermal Fejzullahu i cili ishte i ftuar në dasmë.

Futbollisti shihet i veshur me një kostum të zi mjaft elegant ndërsa bashkëshortja e tij e veshur me një fustan të bardhë të fryrë e cila shkëlqente në të duke e bërë të duket tamam si një princeshë e vërtetë.

2-7-1.jpg

3-5-1.jpg

Çifti e hapën dasmën e tyre me këngën më romantike “All of me” nga John Legend.

Mos të harrojmë pa përmendur se Elseid dhe Fiorenza kanë disa vite që jetojnë një histori të bukur dashurie dhe janë prindër të një djali 3-vjeçar.

 

ermallllllllllllllllllllllll from Kafe In on Vimeo.

 

hjebghjflgu from Kafe In on Vimeo.

Article Logic
Execution time: 0.003809928894043