INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plasi sherri sërish! Pasi Rina u ankua se nuk e merr vesh kur këndon, reagon reperi i njohur shqiptar: copë m... [VIDEO]

Plasi sherri sërish! Pasi Rina u ankua se nuk e merr vesh kur këndon, reagon reperi i njohur shqiptar: copë m... [VIDEO]

Publikuar më: 10:55 23-06-2019

Para disa kohësh kur reperja e njohur Rina në një intervistë për NIN është pyetur se me kë nuk do donte një bashkëpunim, ajo ka thënë emrin e S4MM. “Nuk kisha bashkëpunuar me S4MM. Atë nuk e kuptojë nuk e di se çka thotë në këngë. Bile, as kompania nuk me lë të bashkëpunoj më të se nuk ma do dështimin” ishin ndër të tjera fjalët e saj.

Tani ka reaguar publikisht reperi S4MM nëpërmjet këngës së tij të fundit. Ai ka publikuar këngën e katërt të albumit muzikor duke i vendosur titullin “E preferume”. Ai ia dedikon të gjithë personave që duan të jenë si ai dhe nuk lë pa përmendur artisten Rina Balaj. S4MM e ka përfshirë në këngë duke i vendosur emojin e jashtëqitjes, nga ku dilte zëri i Rinës.

Prej kohësh ka patur debate mes grupit të Rinës dhe reperit S4MM, por nuk dihet kur do përfundojë kjo betejë. Mbetet për tu parë nëse reperja do reagojë për “dissin” publik.

 

Article Logic
Execution time: 0.0042579174041748