INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ngjarje e rëndë në Vlorë, familjarët akuzojnë mësuesin: Ngacmoi seksualisht vajzën 11 vjeç

Ngjarje e rëndë në Vlorë, familjarët akuzojnë mësuesin: Ngacmoi seksualisht vajzën 11 vjeç

Publikuar më: 10:35 28-04-2018

Një rast i rëndë mendohet se ka ndodhur në një fshat të Vlorës.

Mësohet se një 11-vjeçare është ngacmuar seksualisht nga mësuesi i saj. Një denoncim të tillë familja e ka dhënë për mediat duke u shprehur se i trembej opinionit publik.

“Ngjarja ka dy muaj që ka ndodhur, por hezituam për shkak të opinionit. Vajza është thirrur nga mësuesi në klasë dhe më pas ai e ka puthur në buzë’ është shprehur nëna për mediat.

Ende nuk bëhet i ditur emri i mësuesit që akuzohet dhe në çfarë shkolle ka ndodhur e gjitha kjo, pasi policia ka nisur hetimet paraprake për të vërtetuar ngjarjen.

Sipas familjarëve edhe Drejtoria Arsimore ka dijeni për rastin por nuk ka bërë asgjë.

Article Logic
Execution time: 0.0037329196929932