INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trimëresha nga Tropoja godet 40 vjeçarin që e ngacmonte

Trimëresha nga Tropoja godet 40 vjeçarin që e ngacmonte

Publikuar më: 10:23 08-09-2016

Pak ditë më parë bëri bujë një lajm ku një vajzë goditi një burrë pranë Bankës së Shqipërisë dhe i morri çelsat e makinës e ndihmuar nga një djalë i ri. Në fakt ngjarja u shit si tentativë për vjedhjen e automjetit të tij, por e vërteta në fakt doli në shesh më pas. Mësohet se e reja nga Tropoja grushtoi burrin, pasi ai e ngacmonte në ‘’Facebook’’.
Sipas Panorama, 28¬ vjeçarja nuk ka preferuar ndihmën e Policisë, por është përballur vetë me burrin që e përndiqte prej kohësh, duke bërë vetëgjyqësi me ndihmën e një shoku nga Laçi. Ajo, bashkë me shokun e saj, i zunë pritë 40 ¬vjeçarit me iniciale M.A., i cili i shkruante vazhdimisht mesazhe në ‘’Facebook’’ dhe e kanë rrahur afër Bankës së Shqipërisë, në qendër të Tiranës.
Ata i kanë marrë edhe çelësat e makinës tip “Mercedes”, që ende nuk janë gjetur nga Policia. Ngjarja ka ndodhur mesditën e së dielës, por është denoncuar në Komisariatin nr.3 dy ditë më parë nga 40¬ vjeçari i dëmtuar, i cili në kallëzimin e tij ka përmendur vetëm emrin e vajzës, pasi djalin nuk e ka njohur.
Policia ka arrestuar 28-vjeçaren Blerina Shpata dhe 25-vjeçarin nga Laçi, Indrit Feto, të dy banues në Tiranë. Fillimisht e kanë mohuar se e kanë rrahur 40-vjeçarin, por pas ballafaqimit me kamerat e sigurisë kanë treguar fill e për pe versionin e tyre.
Vajza ka dëshmuar se shtetasi M.A. kishte disa muaj që e përndiqte, duke i dërguar herë pas here mesazhe në profilin e saj të ''Facebook¬''- ut.
Mesazhe që, sipas saj, u është përgjigjur negativisht dhe megjithatë ai vazhdonte t’i shkruante. Për këtë arsye, duke mos dashur që kjo histori të marrë përmasa të mëdha, nuk i është drejtuar Policisë për të denoncuar përndjekjen, por ka kërkuar ndihmën e shokut të saj, që t’i tregonte “vendin” 40¬ vjeçarit.

Article Logic
Execution time: 0.0039510726928711