INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrëfimi tronditës i gruas, që prej 8 muaj komshiu i bënte presion për seks

Rrëfimi tronditës i gruas, që prej 8 muaj komshiu i bënte presion për seks

Publikuar më: 10:17 13-01-2017

Një 23-¬vjeçar është kthyer në makthin e një gruaje të martuar në Tiranë, duke i kërkuar lidhje intime. I riu, ishte fqinj i gruaje të martuar me dy fëmijëve të mitur. Ajo në kushte tensioni është detyruar ta denoncojë atë në Polici.
Po denoncimi i saj nuk është marrë seriozisht dhe ai e përndiqte sërisht duke i shkuar te vendi i saj i punës, e ndiqte në rrugë, apo i thyente xhamat e dritares.
A.K ka bërë të paktën pesë kallëzime të njëpasnjëshme Policinë e Tiranës. Sipas Panoramës edhe babait i 23-¬vjeçarit të quajtur A. Hadëri, ka denoncuar që ai të arrestohej dhe të
vendosej para përgjegjësisë penale.

Ja rrëfimi gruas para trupës gjykuese
“Kallëzoj se kam kërcënime me jetë dhe përndjekje në çdo ditë të jetës sime nga shtetasi A. Hadëri. Prej 8 muajsh e në vazhdim, ky person më ndjek nga pas dhe kërkon me çdo kusht që unë të krijoj lidhje intime me të. Unë jam munduar ta sqaroj dhe t’i bëj me dije se jam grua e martuar, kam 2 fëmije të mitur dhe të më lërë të qetë, por person sërish nuk bindet. Unë jam drejtuar disa herë në polici, kudhe kam depozituar kallëzim penal ndaj këtij shtetasi. Ai nuk merr vesh, dhe për faktin se ka probleme psikike me veten e tij”.

Më tej, ajo ka pohuar se një ditë i pandehuri i ka shkuar te vendi i saj i punës.
“Unë nuk e kam takuar dhe i jam fshehur, pasi ai më ka sulmuar dhe shtëpinë me një tullë para disa kohësh”, vijohej në kallëzim.
Gjykata e Tiranës ka përfunduar pak ditë më parë gjykimin ndaj Hadërit për akuzën e “përndjekjes”. Ai u deklarua i fajshëm dhe u dënua me 1 vit heqje lirie.

Article Logic
Execution time: 0.0038590431213379