INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndihma ekonomike, Rama: Ata që dalin nga skema i paguajmë për trajnim

Ndihma ekonomike, Rama: Ata që dalin nga skema i paguajmë për trajnim

Publikuar më: 13:18 30-03-2018

Qeveria ka prezantuar këtë të premte politikat e punësimit për shkëputjen nga skema e ndihmës ekonomike.

Në fjalën e mbajtur kryeministri Edi Rama tha se punësimi bëhet vetëm nëpërmjet zyrave të punës.

Ai deklaroi se është mjaft e vëshirë për personat e pëfshirë në skemë që të fillojnë punë, pasi sipas tij ndihma ekonomike për një kohë të gjatë i ka bërë pasiv. Rama theksoi se ata që dalin nga ndihma do të marrin një pagesë, me të cilën mund të kryejnë trajnim.

“Është shumë e qartë se nuk është e lehtë, sepse ka vështirësi psikologjike nga njerëz të mësuar për një kohë të gjatë që të marrin ndihmë ekonomike, nga një skemë e konceptuar si afatshkurtër dhe jo e përjetshme. Dihet se pasoja e parë që shkakton qëndrimi i gjatë në skemë, është mungesa e motivimit për punë.Punësimi është një sfidë që ka kompleksitet dhe fillon nga kapacitet e vendit për punë, por më e rëndësishme nga njerëzit sa kapacitet dhe aftësi kanë për punë.Do paguajmë ata që duan punë dhe për ta marrë punën duhet të trajnohen dhe do t’i paguajmë me shumën e mesatares së ndihmës ekonomike.
Në vend që të rrinë në shtëpi, të marrin pagesën dhe të trajnohen. E them me përgjegjësinë më të madhe, nuk ka kompani sot që nuk ofron punë”, deklaroi Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0037868022918701