INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ndihmë ekonomike? Jo faleminderit dua...[VIDEO]

Publikuar më: 11:17 12-03-2018

Skema e ndihmës ekonomike është një çështje që ka ndezur debatin politik në vend. Ndërsa opozita akuzon qeverinë se po largon nga skema e ndihmës ekonomike familjet pa asnjë të ardhur ekonomike, kryeministri Rama paraqet një tjetër realitet. Nëpërmjet një video të publikuar në facebook kryeministri Rama thotë se ndihma ekonomike nuk ndihmon familjet por në fakt është punësimi i tyre që i jep zgjidhje problematikave. Rama sjell një video ku një zonjë e cila ishte pjesë e skemës së ndihmës ekonomike, por ajo largohet pasi i ofrohet një vend pune.
Edi Rama:
“MIRËMËNGJES ?
dhe me një tjetër nga shumë shembujt e ndryshimit, mes atyre që njerëzit në Ndihmë Ekonomike u interesojnë veç për pasqyrën e propagandës politike dhe nesh, që përpiqemi çdo ditë t’i punësojmë sipas mundësive e aftësive, ju uroj një javë të mbarë ?”

Article Logic
Execution time: 0.0037989616394043