INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndërgjegjësim apo frikë nga sëmundjet? Ulet numri i duhanpirësve

Ndërgjegjësim apo frikë nga sëmundjet? Ulet numri i duhanpirësve

Publikuar më: 12:19 10-11-2018

Frika nga sëmundjet, por dhe ligjet e rrepta që në vende publike mos të konsumohet duhan ka ndërgjegjësuar shumë amerikanët. Numri i të rriturve që pinë cigare ka arritur nivelin më të ulët të regjistruar ndonjëherë.
Rreth 14% e të rriturve amerikanë, pra rreth 34 milionë njerëz, thanë se pinin cigare çdo ditë ose ndonjë në ditë kur u intervistuan në vitin 2017. Kjo shifër në vitin 2016 ishte 15.5%. Drejtori i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Robert Redfield ka sqaruar se kjo është shifra më e ulta ndonjëherë e pirjes së duhanit në mesin e të rriturve në SHBA dhe është një arritje e jashtëzakonshme shëndetësore që tregon rëndësinë e strategjive të vazhdueshme të provuara për të zvogëluar pirjen e duhanit.
Megjithatë, të dhënat më të fundit treguan se rreth 47 milionë amerikanë, ose 1 në 5 amerikanë, ende përdorin një shumëllojshmëri të produkteve të duhanit, duke përfshirë edhe cigaret elektronike, të cilat janë gjithnjë e më popullore tek të rinjtë. Hulumtuesit vërejtën një rënie veçanërisht të dukshme në pirjen e duhanit në mesin e të rinjve.
Në vitin 2017, rreth 10 % e të rinjve të moshës 18-24 vjeç tymosnin cigare, krahasuar me 13% në vitin 2016. Shpresojmë shumë që dhe në Shqipëri duhapirësit të reduktohen, pasi sëmundjet me faktor duhanpirjen janë në nivele të larta. Vendi ynë aktualisht rezulton ndër popujt që konsumojme më shume duhan në Europë.

Article Logic
Execution time: 0.0035648345947266