INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rikthehuni tek libri për të qënë më i mirë!

Rikthehuni tek libri për të qënë më i mirë!

Publikuar më: 12:13 10-11-2018

Njerëzit të cilët lexojnë libra shfaqin më shumë mirësi sesa ata që nuk lexojnë. Ata të cilët e kalojnë kohën duke lexuar kanë tendenca të jenë më të shoqërueshëm dhe më të kuptueshëm sesa ata që shikojnë televizion apo qëndrojnë gjatë në internet. Të dhënat janë publikuar pas një studimi të ekspertëve të Universitetit të Kingstonit. Për të arritur në këtë konkluzion janë anketuar 123 vullnetarë dhe janë pyetur rreth formës së tyre të preferuar të argëtimit, libravë, lojëravë apo shikimit të televizionit dhe më pas janë testuar aftësitë e tyre ndërpersonale.

Personat të cilët kishin lexuar libra triller demonstruan sjellje më pozitive në shoqëri, ndërsa ata të cilët preferonin libra të zhanrit romancë apo dramë shfaqën nivele më të larta të mirësisë.
Kurse më të shoqërueshmit rezultan ata, të cilët e kishin kaluar kohën duke lexuar libra humoristikë.
Të anketuarit që preferonin të kalonin kohën e lirë para televizorit apo kompjuterit ishin më pak të shoqërueshëm dhe më pak të mëshirshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0037550926208496