INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Libri i lënë pas dore! Nis lëvizja kombëtare për leximin[FOTO]

Libri i lënë pas dore! Nis lëvizja kombëtare për leximin[FOTO]

Publikuar më: 11:35 01-11-2018

Shqiptarët nuk lexojnë më si më parë. Një studim tronditës i pak kohëve më parë i INSTAT raportoi se afro 1 milion shqiptarë nuk kanë lexuar asnjë libër në vit. Ndaj për të nxitur leximin te çdo moshë dhe kudo nëpër Shqipëri, Ministria e Kulturës, Mirela Kumbaro ka prezantuar Lëvizjen Kombëtare për Lexim.
"Asnjëherë nuk është vonë për të lexuar një libër. Sikur secili prej nesh të bindë së paku një në një milion shqiptarët që gjatë vitit të shkuar s’kishin lexuar asnjë libër, i kemi bërë një shërbim shumë të mirë vendit, të tashmes dhe të nesërmes”, tha Ministrja e Kulturës.
Ajo këtë deklaratë e bëri në Kukës, ku dhe falenderoi shkrimtarin Petrit Palushi për mbështetjen e klubeve të leximit në këtë qytet.
Lëvizja Kombëtare për Lexim do të përfshijë të gjithë Shqipërinë gjatë muajit nëntor. Nëpër qytete të ndryshme janë hapur dhe klube leximi.

kumb.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035438537597656