INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Debati me Robert Ndrenikën, çfarë thotë Mirela Kumbaro? [FOTO]

Debati me Robert Ndrenikën, çfarë thotë Mirela Kumbaro? [FOTO]

Publikuar më: 13:39 07-09-2016

Media bëri publik një debat të ashpër mes Artistit të Popullit Robert Ndrenika si dhe Ministres së Kulturës Mirela Kumbare, mbi çështjen e prishjes së Teatrit Kombëtar. Megjithëse e gjithë biseda është zhvilluar në një darkë, pa praninë e kamerave, zonja Kumbaro ka zgjedhur që t’i përgjigjet Artistit të Popullit publikisht, në aktivitetin e organizuar me rastin e ndërtimit të qendrës së re multifunksionale teatrale.
Edhe pse vetë Ndrenika ka refuzuar të jetë në këtë takim, zonja Kumbaro i bëri këtë apel Artistit të Popullit.


Mirela Kumbaro:
“Përfitoj nga rasti ti them edhe një herë aktorit të madh Robert Ndrenikës të cilën e ftova të vinte dhe sot por koha nuk ishte e përshtatshme. Tek darkonim bashkë dy netë më parë në Festivalin e Teatrit Ballkanik me miq dhe i shpjegoja projektet e reja të teatrove, dua tia them sërish:  S’ka nevojë të shtrihet tek dera e teatrit për të mbrojtur tokën, sepse do i duhet të ngjitet në skenën e teatrit të ri, të të gjithë teatrove të ri që do të ndërtojmë për të luajtur rolet e mrekullueshëm që ai ka.
Në media u raportua se gjatë festivalit të Teatrit Ballkanik, Robert Ndrenika kat deklaruar: “Nëse ndodh që godina e Teatrit Kombëtar të shembet, unë nuk do të tretem në gropë, por do të shtrihem atje”.

Article Logic
Execution time: 0.0036630630493164