INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Meta, Rama dhe Basha urojnë besimtarët katolikë për Festën e Pashkëve

Meta, Rama dhe Basha urojnë besimtarët katolikë për Festën e Pashkëve

Publikuar më: 09:39 01-04-2018

Besimtarët katolikë festojnë sot Pashkët. Me këtë rast drejtuesit më të lartë të shtetit por edhe liderët e partive kryesore kanë dërguar mesazhe urimi. Presidenti Ilir Meta tha se kjo festë i mbush të gjithë me besim dhe ripërtëritjen e vlerave dhe besimit ndërsa bëri thirrje “për më shumë vëmendje dhe solidaritet ndaj shtresave në nevojë”.
Urimi i Presidentit Ilir Meta
Në këtë ditë të shenjtë, dua t’ju uroj besimtarëve katolikë dhe ungjillorë dhe të gjithë shqiptarëve, Gëzuar dhe për shumë vjet Pashkët! Mbarësia, paqja, begatia dhe lumturia mbizotëroftë tek ne dhe familjet tona! Kjo Ditë e Bekuar e Ringjalljes, na kujton se e mira nuk do të shuhet, por do të jetë gjithnjë ngadhënjyese ndaj së keqes dhe drita do të triumfojë kurdoherë mbi errësirën. Kjo festë na mbush të gjithëve me frymëzim për ripërtëritjen e besimit, shpresës, optimizmit, vlerësimit të sakrificës dhe përpjekjeve për një të nesërme më të mirë, duke punuar së bashku për këtë qëllim. Le të reflektojmë të gjithë për më shumë vëmendje dhe solidaritet, ndaj shtresave më në nevojë të shoqërisë sonë. Sot kemi nevojë të ruajmë e forcojmë më shumë vlerat dhe virtytet tona, jo vetëm në besimin e palëkundur në Zot, por edhe tek dashuria më e madhe për njëri-tjetrin. Shqiptarët ngahera kanë gjetur aftësinë, forcën dhe kurajon për të jetuar e punuar në harmoni e mirëkuptim për një të ardhme më të sigurt dhe të lumtur të popullit tonë
Urimeve për këtë ditë të bekuar për besimtarët e krishterë iu është bashkuar edhe kryeministri Rama. Në një postim në rrjetin social “facebook”, Rama ka publikuar një foto me vezët, simbolin tradicional të pashkëve, dhe përkrah saj uron shqiptarët “Gëzuar Pashkët”. “Mirëmëngjes dhe Gëzuar pashkët”, shkruan Rama në facebook. Edhe kreu i opozitës Lulzim Basha përmes një mesazhi në “Facebook” Basha iu uron paqe shqiptarëve, me shpresë për të nesërmen që po vjen. “Besimtarëve të krishterë ju uroj nga zemra Gëzuar Pashkët! Zoti i bekoftë shqiptarët kudo ku ndodhen, me paqe në zemrat dhe shtëpitë e tyre, me shpresë dhe besim për të nesërmen që po vjen!”, shkruan Basha.

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0012431144714355
    array(1) { ["section"]=> string(74) "meta-rama-dhe-basha-urojne-besimtaret-katolike-per-festen-e-pashkeve-54218" }