INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Lulzim Basha nis turin e takimeve me qytetarët në rrethe

Lulzim Basha nis turin e takimeve me qytetarët në rrethe

Publikuar më: 16:53 23-12-2017

Lideri i opozitës Lulzim Basha do të nis një tur takimesh me qytetarët ne rrethe. Mësohet se java e fundit e vitit 2017 do ta gjej Bashën në qytete të ndryshme ku do të bashkëbisedoj me qytetarët. Opozita ka zgjedhur që të shkojë te qytetarët pak ditë para mbajtjes së protestave. Burime nga selia e demokratëve kanë bërë të ditur se turi i takimeve është vendosur gjatë një takimi që kreu demokrat ka zhvilluar pak ditë më parë me drejtues të degëve të PD-së. Mësohet se në këtë takim, Bashës i është kërkuar që të nisë takimet në bazë si forma më e mirë për organizimin e protestës së ardhshme. Burimet shprehen se takimet e Bashës me qytetarët do të vijojnë edhe në ditët e para të vitit të ardhshëm.

>

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.00453090667725
    array(1) { ["section"]=> string(62) "lulzim-basha-nis-turin-e-takimeve-me-qytetaret-ne-rrethe-45709" }