INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Librat dhe mjetet shkollore këtë vit kanë pësuar rritje jo pak, por…

Librat dhe mjetet shkollore këtë vit kanë pësuar rritje jo pak, por…

Publikuar më: 10:06 10-09-2019

Teksa qeveria ka përfshirë këtë vit edhe nxënësit e klasave të pesta në dhënien e librave në përdorim që në fakt i quan falas, ato që shiten për klasat e tjera janë shtrenjtuar më shumë se një vit më parë. Rritje çmimesh kanë pësuar dhe mjetet shkollore.
Sipas të dhënave të INSTAT indeksi i librave dhe mjeteve shkollore pësoi rritje me 7.6% në muajin gusht të vitit 2019, ndërsa në vitet e tjera ku ndryshim ishte më pak se 3%. Pra rritja është shumë më e ndjshem se më parë. Në raporin e gushtit vërehet se artikujt shkollorë pasuan rritjen më të lartë pas mallrave të shportës çmimet e të cilave ishin 11% më të larta. Nga ana tjetër bizneset që tregëtojnë artikuj për nxënës nga viti në vit po hasin vështirësi për shkak se numri i fëmijëve po bie me ritme të shpejta dhe librat dhe mjete shkollore nuk po shiten si më parë ose kërkojnë artikujt më të lirë.
Nga të dhënat e INSTAT, shihet se ulja e blerjeve në tregun me pakicë të librave dhe artikujve shkollorë ka nisur të bjerë që në vitin 2018 rënia ka qënë shumë e ndjeshme me 98.8%.
Në kushtet e rënies së numrit të nxënësve dhe rritjes së numrit të bizneseve të këtij sektori edhe tregëtarët kanë filluar të ndjejnë vështirësi në shitjen e mallrave dhe shumë prej tyre ju kanë mbetur stok.

Article Logic
Execution time: 0.0037810802459717