INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush ishte Dritan Prifti që u nda nga jeta sot, njihuni me familjen e tij [FOTO]

Kush ishte Dritan Prifti që u nda nga jeta sot, njihuni me familjen e tij [FOTO]

Publikuar më: 22:24 12-10-2017

Ish-ministri i energjitikës, Dritan Prifti, pas një sëmundje të rëndë sot ka humbur jetën.
Prifti vuante që prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë. Ai kishte shkuar jashtë shtetit për të marrë një kurim më të specializuar për sëmundjen, por pa mundur dot që t’ia dalë. Ai ka lindur më datë 27 gusht 1968 në Berat. Ishte deputet i pavarur në Kuvendin e Shqipërisë.
Nga viti 2009 deri në 2011 ishte deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Dritan Prifti ishte Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës së Shqipërisë nga viti 2009 deri 2010. Prifti ishte ndër të rrallët me një shkollim model, pasi kishte mbaruar në “Harvard”.
Dritan Prifti ishte i martuar dhe kishte 4 fëmijë 3 djem dhe 1 vajzë.
Që pas vitit 2011 ku shpërtheu dhe skandali i kameras së fshehtë, familja e tij u shpërngul në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Familja e Priftit u bë e famshme disa muaj më parë me fotot që u postuan, kur të 4-ërt fëmijet e tij sëbashku me gruan e tij pozuan për disa revista.
Tre nga fëmijët e Dritan Priftit që duket se kanë zgjedhur rrugën e modelingut dhe të kinematografisë janë David Prifti, Tedi Prifti dhe Livia Prifti. /Newsbomb.al

collageMILJA.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039160251617432