INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Monika Kryemadhi: Rama është si Kim Jong Un, rrezik kombëtar dhe rajonal [FOTO]

Monika Kryemadhi: Rama është si Kim Jong Un, rrezik kombëtar dhe rajonal [FOTO]

Publikuar më: 22:10 12-10-2017

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi kritikoi kryeministrin Edi Rama për ofendimet ndaj ish-kreut të qeverisë Sali Berisha në Kuvend.

Gjatë prononcimit në emisionin “Opinion” Kryemadhi e ka quajtur mazhorancën si arrogante duke shtuar se Ruçi ka bërë një sjellje jo normale gjatë seancës në Kuvend.

“Karrigia e kryetarit të Parlamentit nuk është e zotit Ruçi. Ai aty është vetëm për të zbatuar rregulloren. Arroganca që vjen si rezultat i euforisë që u është krijuar nga bandat dhe krimi. Sjellja e zotit Ruçi tregon se si është i kapur ky shtet. Pa pikë turpi shikojmë dhe një kryeministër që të kujton Kim Jong Un po që është version i gjatë, që thotë e kam sharë nëpër dhembë Berishën. Çdo ditë e më shumë po shkojmë drejtë një diktature” , u shpreh Kryemadhi.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka theksuar se Edi Rama nuk është vetëm një rrezik kombëtar, por edhe rajonal. Sipas saj, kriminelëve nuk u vjen mirë kur i shan, prandaj pengojnë fjalën e opozitës në Kuvend. Ajo u shpreh se po kërcënohen qytetarët, po u marrin pronat dhe fëmijët si dhe theksoi se do të bashkëpunojë kundër krimit në një front të hapur.

Kryemadhi ka publikuar në emisionin “Opinion” një foto të Kryeministri Edi Rama dhe kreut të Bashkisë së Durrësit në një darkë me disa persona të tjerë.

kerkim.jpg

Kryemadhi tha se personat e tjerë që janë më Kryeministrin janë të gjithë në kërkim nga policia.

Article Logic
Execution time: 0.0039188861846924