INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS

Kur mjerimi ulet ''këmbëkryq''! IN News sjell historinë e dhimbshme të një familjeje në Shkozë[VIDEO]

Publikuar më: 15:12 28-12-2017

Tre fëmijë, kanë lindur dhe po rriten në kushte të mjerueshme dhe ushqehen vetëm me bukë thatë. Festa as që nuk i njohin apo së paku këto ditë të ushqehen pak më mirë. Ata jetojnë në kodrat e Shkozës me qera dhe ato pak para që fiton i ati i shpenzojnë vetëm për tu strehuar dhe për të paguar energjinë, ndërsa thasët me miell ua dhurojnë familjarët apo fqinjët. Silvana, nëna e tyre flet për In News jo vetëm për problemet ekonomike, por dhe ato më të rëndat shëndetësore që të 5 anëtarët e familjes kanë.

“Na i kanë hequr kempin dhe të djalit të dytë, se ka probleme mendore. Edhe kempin tim e të burrit se jemi me zemër,” rëfen nëna.

Po gjithsesi edhe pse në kushtet mjaft të rënda kjo nënë e di rëndësinë e shkollës. Edhe pse i duhet të ecë më këmbë në këtë rrugë të keqe ajo çon çdo ditë në shkollë djalin e madh.

“Dua të bëhet dikush në jetë,” thotë Silvana për të birin.

Ervisi është në klasën e dytë ai thotë se e pëlqen shumë shkollën.

Po dhe mësuesja e tij që na shoqëroi tek shtëpia e Evisit, Redina thotë se më këtë nxënës i duhet të punojnë në mënyrë individuale edhe pas mësimit, pasi në kushtet që ai jeton e ka të pamundur të mësojë në shtëpi.
Duke u njohur me gjendjen e vështirë të kësaj famije stafi i IN Tv vendosi që të ndihmojë sadopak që të kenë ushqime të bollshme për festa dhe fëmijët ëmbëlsira e dhurata.

“Faleminderit, gëzuar vitin e ri,” tha Ervisi. E padyshim, ky është urimi më i bukur që IN Tv mori në këtë fundvit.

 

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.00379419326782
    array(1) { ["section"]=> string(85) "kur-mjerimi-ulet-kembekryq-in-news-sjell-historine-e-dhimbshme-te-nje-familjeje-46143" }