INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Kjo është arsyeja pse disa njerëz mbajnë ende miqësi me ish-in e tyre

Kjo është arsyeja pse disa njerëz mbajnë ende miqësi me ish-in e tyre

Publikuar më: 14:27 10-09-2017

Mbani ende miqësi me ish-in tuaj edhe pse keni kohë që jeni ndarë? Arsyeja lidhet më shumë me personalitetin tuaj, sipas ekspertëve.
Nuk është asnjëherë e thjeshtë ta kthesh një lidhje nga romatike në platonike. E megjithatë disa njerëz mbajnë kontakte me ish të dashurit e tyre dhe për këtë ka disa arsye.

Në një studim të bërë nga psikologët e Universitetit Oakland në Michingan dhe të publikuar në “Personality and Individual Differences”, ku u morën në shqyrtim përgjigjet e pjesëmarrësve për të dhënë 150 arsye të rëndësishme pse mbajnë ende miqësi me ishin, u hartuan 7 kategori kryesore në bazë të këtyre shpjegimeve.
Si fillim: vazhdonin të kishin tërheqje për të; për arsye sociale(për të parandaluar situatat e sikletshme në miqësitë e përbashkëta); pragmatizmi (të ardhurat, statusi, etj); fëmijët dhe pasuritë e përbashkëta; qasje seksuale (mund të kishin ende marrëdhënie seksuale); kalimi spontan nga dashuri në miqësi nga të dyja palët dhe sentimentalizmi (dëgjues të mirë, mbështetës në situate të vështira etj.)

"Vetëm për shkak se dëshironi të mbani miqësinë për një arsye, kjo nuk do të thotë se dhe personi tjetër ndan pot ë njëjtën", thotë autori I këtij studimi, Justin Mogilski. "Disa palë mund të kenë arsye krejtësisht të ndryshme për të qëndruar miq, dhe kjo mund të çojë në vështirësi dhe jo në lumturi."

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.016705989837646
    array(1) { ["section"]=> string(75) "kjo-eshte-arsyeja-pse-disa-njerez-mbajne-ende-miqesi-me-ish-in-e-tyre-36496" }