INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/PS kërkon ta shkarkojë, Shezai Rrokaj: Meta s’duhet ta shpërndajë parlamentin [VIDEO]

KafeIN/PS kërkon ta shkarkojë, Shezai Rrokaj: Meta s’duhet ta shpërndajë parlamentin [VIDEO]

Publikuar më: 12:47 13-06-2019

Ish-deputeti i LSI, Shezai Rrokaj në një intervistë në emisionin “KafeIN” me moderatorin Flavio Qarri ka deklaruar se Meta është një personalitet që gjithmonë vë interesat e vendit para LSI.
“Indiciet që mund t’i ketë pasur si president , për trazira gjatë zhvillimit të protestës së 8 qershorit nga opozita, mund ta kenë shtyrë të jetë mbi çdo interes e të vendosë Shqipërinë në interes kryesor”, tha profesor Shezai Rrokaj.
I pyetur nëse presidenti mund të shpërndajë parlamentin pas rezolutës së parlamentit për shkarkimin e tij, Rrokaj tha se PS po e përdor kuvendin për të arritur synimet e veta.
“Unë mendoj se Meta s’duhet ta bëjë këtë. Shpërndarja e parlamentit është një mënyrë që e kërkon Rama, sepse atij do i shërbente.
Rezoluta është një karrem për të shpërndarë parlamentin. Por kjo s’e përmbush misionin e opozitës.
Por kjo e vë klasën politike para detyrimit për të shkuar në zgjedhje për 45 ditë”, tha Rrokaj.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0039820671081543