INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kanabisi/ Zbulohet misteri, ja cilët nisën ta përdorin për herë të parë

Kanabisi/ Zbulohet misteri, ja cilët nisën ta përdorin për herë të parë

Publikuar më: 13:57 13-06-2019

Ndërsa bota është duke pyetur nëse kanabisi është drogë, një ilaç, arkeologët kanë zbuluar të tjera gjurmë.

Teksa ishin duke punuar në një sit arkeologjik në Kinë ata zbuluan se kanabisi ka nisur të konsumohet 2500 vite më parë.

Këtë e tregojnë gjurmët e gjetura në vazo qeramike të mbyllura në 8 varre në një varrezë e cila ndodhet në zonën orientale të Kinës.

Sipas tyre, bima narkotike nuk përdorej për qëllime mjekësore, por gjatë riteve fetare e ceremonive mortore, Sipas ekspertëve, njerëzit e asaj kohe i njihnin mirë bimët dhe efektin e tyre.

Si përdorej në funerale? Ndoshta, sipas studiuesve, tymosej gjatë ceremonive të varrimit, për të komunikuar me hyjnitë apo të vdekurit. Këto rezultate konfirmojnë hipotezën se bimët e kanabisit u përdorën së pari për substancat e tyre psikoaktive në rajonet malore të Azisë Qendrore lindore dhe prej aty u përhapën në rajone të tjera të botës.

Article Logic
Execution time: 0.0038890838623047