INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Olsi ‘thumbon’ sërish: Ikëm tek ‘Top-i’ për më mirë, por na nxorrën për...

Olsi ‘thumbon’ sërish: Ikëm tek ‘Top-i’ për më mirë, por na nxorrën për...

Publikuar më: 12:31 23-04-2024

Nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagram-it, Olsi Bylyky ka njoftuar se ditën e sotme publikon projektin e tij muzikor më të ri, që siç duket është një ‘thumb’ ndaj ‘Top Channel’. Rikujtojmë që Olsi ishte pjesë e ‘BBV3’ por rrugëtimi i tij ishte i shkurtër dhe doli brenda pak javësh. 

Herë pas here është parë të ‘thumbojë’ produksionin ku sipas Olsit ishin ata arsyeja e eliminimit të tij nga formati dhe jo publiku.

Ja ç’thotë Olsi:

“Isha duke e menduar pak sot, se ndoshta juve ju vjen për të qeshur… Po si përfunduam kështu ne? Me të qeshur me të qeshur. “Klanifornia” u mbyll, na lanë pa punë, pa rrogë, pa gjë, mes 4 rrugëve, si përfunduam kështu ne? Ikëm tek ‘Top-i’ për më mirë, na nxorrën për dy javë. Domethënë na nxorri populli sepse s’ka lidhje ‘Top-i’ me atë pjesë, as produksioni po… Po hajt, shyqyr ju kam juve. Mërziten ndonjëherë ata të shtëpisë…”– shprehet Olsi.

Article Logic
Execution time: 0.0036089420318604