INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/ Alarmi i psikiatres, persona me çrregullime mendore po bëhen të varur nga medikamentet [VIDEO]

KafeIN/ Alarmi i psikiatres, persona me çrregullime mendore po bëhen të varur nga medikamentet [VIDEO]

Publikuar më: 13:55 02-10-2018

Sot në Kafe IN ishte e ftuar mjekja psikiatre Arjana Rreli, që ngriti disa shqetësime që lidhem me të prekurit nga çrregullimet mendore. Ajo foli për varësinë që po krijojnë shqiptarët nga medikamentet e ndryshme, të cilat shpesh jepen pa asnjë masë kufizuese nëpër farmaci pa një konsultë paraprake me mjekët specialitë.

E pyetur nga Flavio Qarri se cilës shtresë e grupmoshë i përkasin më të prekurit, dr. Rreli deklaroi se: të rinjtë e të rejat po krijojnë gjithmonë e më shumë varësi. Sipas saj, zanafilla qëndron tek vështitrësitë për të përballuar ankthin.

Problematikat sociale janë shkaktarët që bëjnë që të shtohen problemet e shëndetit mendor të shqiptarëve dhe sipas doktoreshës, tashmë jemi një shoqëri shumë e ngarkuar emocionalisht. Gjatë kësaj interviste u fol edhe për ilaçet e skaduara që ishin stok në QSUT dhe zonja Rreli dha qëndrimin e saj. Për më shumë, ju ftojmë të ndiqni intervistën në link-un e mëposhtëm:

Article Logic
Execution time: 0.0035109519958496